Duke u kujdesur për çdo detaj, bëjmë të mundur që dielli, ventilimi dhe ndriçimi natyral të prekin çdo metër të sipërfaqeve të projektuara. Efiçenca e energjisë, në thelb është higjenë dhe shëndet për familjet tuaja.
Çfarë është performanca energjitike e një ndërtese?
Performanca energjitike e një ndërtese, përcaktohet nga konsumi energjitik vjetor (faktik apo i përllogaritur) i nevojshëm për përdorimin tipik të ndërtesës dhe pasqyron nevojat për ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesës për ta mbajtur temperaturën në limitet e përcaktuara si dhe për ngrohjen e ujit të nevojshëm në ndërtesë.
Çfarë është çertifikata e energjisë?
Çertifikata e energjisë është një dokument që tregon shkallën e konsumit vjetor të energjisë së një pasurie të patundshme, të matur sipas parametrave të përcaktuar. Ky dokument, është shumë i rëndësishëm në proceset e shit-blejres dhe qiradhënies së pasurive të patundshme, pasi tregon për kostot e mirëmbajtjes së objektit.
Apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1 te propozuara ne tipologji te ndryshme, duke ju ofruar hapësira funksionale, ndriçim dhe ajrosje natyrale.
Ofrojmë mundësi për të akomoduar biznesin tuaj, duke ju ofruar ekspozim maksimal në fasadat e rezidencave tona.
Për banorët dhe bizneset ofrohet zgjidhje nëntokë për parkimin e automjeteve. Ambjente lehtësisht të aksesueshme me ndriçim dhe ajrosje natyrale.