Natyra është zgjedhja jonë

Respektojmë natyrën, duke realizuar vetëm projekte në harmoni me ekosistemin!

Në çdo projekt tonin, ne përzgjedhim me shumë kujdes dhe përkushtim elementët më të mirë natyralë.

Gjelbërimi: Të projektuar nga arkitektë peizazhi dhe të kuruar në çdo detaj, hapësirat tona të gjelbërta janë padyshim një nga elementët që na karakterizojnë. Jemi krenarë për hapësirat e gjelbërta që kemi krijuar në çdo projekt dhe çdo ditë punojmë për të arritur standarte më të larta!

Drita natyrale: Që në fazën fillestare të projektimit, sigurohemi që të gjithë hapësirat që ndërtojmë, të kenë sa më shumë dritë dhe ajrosje natyrale. Diellëzimi ka një rëndesi të padisktueshme për cilësinë e projekteve dhe në jetën e klientëve tanë.

Materialet e përdorura: Ne përzgjedhim materialet më ekologjike, për të garantuar cilësi absolute, jetëgjatësi dhe për të respektuar ambjentin.

Produkte miqësore me natyrën: Të gjithë materialet e përdorura për rifiniturat dhe suvatimet në projektet, janë të çertifikuar si materiale ekologjike.

Terrakota: Materiali nga i cilin përbëhen pllakat për fasadën e ventiluar, tullat për muret ndarës dhe pllakat e përdorura për ambjentet e jashtme.

Panelet diellore: Në projektin e fundit Tower Bridge3 kemi prezantuar këtë risi për apartamentet Attic, e cila ka rezultuar si sukses i padisktueshëm.

Vendndodhja e projekteve tona: Pastërtia e ajrit dhe pozicionimi pranë parqeve apo detit, është kushti ynë kryesor kur vlerësojmë mundësitë e investimit në një projekti të ri.

Materialet e riciklueshme dhe ecocompatibile së bashku me energjinë e rinovueshme, janë në thelb të ADN-së së projekteve tona.

Arkitektët e peisazhit punojnë me detyrimin e përhershëm që të ruajnë në nivelet më të larta sipërfaqet e gjelbëruara dhe numrin e pemëve në çdo projekt tonin.

Synojmë t’ju sjellim sa më pranë me natyrën, duke ju ofruar më shumë oksigjen dhe shplodhje, në çerdhen e familjes suaj.

Partnerët tanë

Previous Next