Fasada e ventiluar, sistemi kapot, muret perimetrale dhe vetratat janë të gjitha në standartet më të mira të ndërtimit.
Përveç tyre, një risi është vendosja e shiritit akustik nën mure, i cili shmang kontaktin e drejtpërdrejtë të murit me soletën dhe bllokon kalimin e valëve akustike mes tyre, duke shmangur fenomenet e kalimit të tingujve nga njëri kënd i ndërtesës në tjetrin.
Apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1 te propozuara ne tipologji te ndryshme, duke ju ofruar hapësira funksionale, ndriçim dhe ajrosje natyrale.
Ofrojmë mundësi për të akomoduar biznesin tuaj, duke ju ofruar ekspozim maksimal në fasadat e rezidencave tona.
Për banorët dhe bizneset ofrohet zgjidhje nëntokë për parkimin e automjeteve. Ambjente lehtësisht të aksesueshme me ndriçim dhe ajrosje natyrale.