Rifiniturat

Jemi të vetëdijshëm që pavarësisht investimit dhe punës së pakursyer në realizmin e çdo elementi të ndërtesës, pjesa më e dukshme, me një përmasë të theksuar estetike, janë rifiniturat.

Për këtë arsye, përzgjedhja e tyre bëhet me kujdes maksimal për të plotësuar jo vetëm parametrat teknikë por edhe për të kënaqur maksimalisht shijet e klientëve tanë.

Suvatimet
Përzgjedhim vetëm materiale ekologjike dhe produkte të çertifikuara dhe bashkëpunojmë vetëm me partnerë ndërkombëtarë si Knauf dhe Rofix.

Shtrimi i dyshemesë
Shtrimi i dyshemesë ofrohet me dy mundësi: pllaka ose parket laminat. Pllakat që ne ofrojmë janë gres-porcelanat me rezistencë të madhe ndaj goditjeve dhe fërkimit dhe përzgjidhen nga linjat e fundit të prodhuara në fabrikat përkatëse në Itali.
Klientët kanë mundësi të përzgjedhin mes një game të gjerë produktesh duke gjetur atë që u përshtatet më mirë shijeve të tyre. Një rang po kaq i gjerë zgjedhjesh, ofrohet edhe për parketin laminat, i cili ofrohet me trashësi 8 mm dhe rezistencë të sipërfaqes AC4.

Pajisjet hidrosanitare
Partneri ynë për pajisjet hidrosanitare është një markë e njohur italiane, që sjell zhvillimet më të fundit të teknologjisë me materialet më të mira dhe në dizajn bashkëkohor.

 

Partnerët tanë

Previous Next