Puna për instalimet fillon me një studim të kujdesshëm të projektit të mobilimit për çdo njësi, duke ju ofruar zgjidhjen më të mirë për nevojat tuaja.
Mbi bazën e këtij projekti hartohet projekti elektrik sipas të gjitha standarteve për ndriçimin, energjinë, linjat e telefonisë, internetit, antenave televizive etj.
Ndërkohë në projektimin e tualeteve, qëllimi i projektimit është sigurimi i dritës dhe ajrosjes natyrale dhe krijimi i hapësirave funksionale.
Për herë të parë në Shqipëri, Orion ka aplikuar një sistem që parashikon tuba të veçantë ajrimi për çdo njësi, duke eleminuar plotësisht mundësinë e aromave të pakëndshme në ambientet tuaja.
Sistemi i shkarkimit të ujrave i nënshtrohet një projektimi dhe zbatimi rigoroz, i cili nuk bën kompromis me zgjidhje të sforcuara të cilat në kohë mund të kthehen në rrezik të vazhdueshëm për cilësinë e mjedisit tuaj.
Paralelisht me projektuesit në çdo hap të ndërtimit, realizohet edhe konsulenca e nevojshme me klientin për kërkesa apo ndryshime të mundshme.
Materialet e instaluara janë të çertifikuara dhe sigurojnë jetëgjatësi maksimale, duke u përzgjedhur nga linjat e fundit të dizajnit bashkëkohor.
Apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1 te propozuara ne tipologji te ndryshme, duke ju ofruar hapësira funksionale, ndriçim dhe ajrosje natyrale.
Ofrojmë mundësi për të akomoduar biznesin tuaj, duke ju ofruar ekspozim maksimal në fasadat e rezidencave tona.
Për banorët dhe bizneset ofrohet zgjidhje nëntokë për parkimin e automjeteve. Ambjente lehtësisht të aksesueshme me ndriçim dhe ajrosje natyrale.