Muret ndarës mes apartamenteve propozohen në trajtën e mureve "sanduiç", me 2 shtresa tulle anësore dhe material izolues dhe dhomë ajri mes tyre.
Avantazhi kryesor i kësaj teknologjie është izolimi akustik, duke shmangur kalimin e zërave apo zhurmave nga një apartament në tjetrin. Kjo ju siguron qetësinë e kërkuar në ambientin tuaj duke ruajtur njëkohësisht intimitetin e nevojshëm.
Një detaj shumë i rëndësishëm dhe pothuajse krejtësisht i paaplikuar në objektet e banimit në Shqipëri, është vendosja e shiritit akustik nën mure. Ky shirit shmang kontaktin e drejtpërdrejtë të murit me soletën dhe bllokon kalimin e valëve akustike mes tyre, duke shmangur fenomenet e kalimit të tingujve nga njëri kënd i ndërtesës në tjetrin.
Apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1 te propozuara ne tipologji te ndryshme, duke ju ofruar hapësira funksionale, ndriçim dhe ajrosje natyrale.
Ofrojmë mundësi për të akomoduar biznesin tuaj, duke ju ofruar ekspozim maksimal në fasadat e rezidencave tona.
Për banorët dhe bizneset ofrohet zgjidhje nëntokë për parkimin e automjeteve. Ambjente lehtësisht të aksesueshme me ndriçim dhe ajrosje natyrale.