Duke patur si qëllim që të kemi në çdo hapësirë maksimumin e mundshëm të dritës dhe ventilimit natyral, vetratat janë një element shumë i rëndësishëm në projektet tona.
Bëjmë një përzgjedhje të kujdeshme të vetratave duke garantuar njëkohësisht siguri, funksionalitet dhe estetikë.
Siguri, bashkëpunojmë me partnerë të mirënjohur në gjithë Europën.
Elementi i përzgjedhur nga ne është alumin termik, dopio xham me shtresë të ndërjetme me gaz argon 90%, në profil 24 mm.
Izolim perfekt termik me përçues termal në koefiçientin: 2.2 – 2.8 W/(m2K) (EN 10077-2:2003-10).
Apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1 te propozuara ne tipologji te ndryshme, duke ju ofruar hapësira funksionale, ndriçim dhe ajrosje natyrale.
Ofrojmë mundësi për të akomoduar biznesin tuaj, duke ju ofruar ekspozim maksimal në fasadat e rezidencave tona.
Për banorët dhe bizneset ofrohet zgjidhje nëntokë për parkimin e automjeteve. Ambjente lehtësisht të aksesueshme me ndriçim dhe ajrosje natyrale.