Fasada e ventiluar ose fasada me “lëkurë të dyfishtë” është sistem që mbështjell objektin me dy shtresa të jashtme, të cilat ndahen nëpërmjet një dhome ajri.
Përfitimet e këtij sistemi janë të dyfishta:
Jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri maksimale e objektit pasi sigurohet mbrojtje e lartë nga faktorët klimaterikë, kimikë dhe fizikë. Shtresa e brendshme e fasadës është gjithmonë e mbrojtur nga shiu, era dhe çdo element tjetër.
Shpenzim minimal energjie për ruajtjen e temperaturës konstante në ambient, duke kursyer ndjeshëm faturat tuaja të energjisë elektrike. Shtresa e brendshme e fasadës nuk ka ekspozim direkt me ambjentin e jashtëm duke ulur shumë përcjellshmërinë e temperaturës.
Izolim akustik, shtresa e dyfishtë dhe dhoma e ajrit, ulin në mënyrë të ndjeshme përcjelljen e zhurmave nga jashtë – brënda.
Apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1 te propozuara ne tipologji te ndryshme, duke ju ofruar hapësira funksionale, ndriçim dhe ajrosje natyrale.
Ofrojmë mundësi për të akomoduar biznesin tuaj, duke ju ofruar ekspozim maksimal në fasadat e rezidencave tona.
Për banorët dhe bizneset ofrohet zgjidhje nëntokë për parkimin e automjeteve. Ambjente lehtësisht të aksesueshme me ndriçim dhe ajrosje natyrale.