
Natyra është zgjedhja jonë
Respektojmë natyrën duke sjellë standarde te larta në projektim dhe zbatim.
Lexo shkriminDuke u kujdesur për çdo detaj, bëjmë të mundur që dielli, ventilimi dhe ndriçimi natyral të prekin çdo metër të sipërfaqeve të projektuara. Efiçenca e energjisë, në thelb është higjenë dhe shëndet për familjet tuaja.
Çfarë është performanca energjitike e një ndërtese?
Performanca energjitike e një ndërtese, përcaktohet nga konsumi energjitik vjetor (faktik apo i përllogaritur) i nevojshëm për përdorimin tipik të ndërtesës dhe pasqyron nevojat për ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesës për ta mbajtur temperaturën në limitet e përcaktuara si dhe për ngrohjen e ujit të nevojshëm në ndërtesë.
Çfarë është certifikata e energjisë?
Certifikata e energjisë është një dokument që tregon shkallën e konsumit vjetor të energjisë së një pasurie të patundshme, të matur sipas parametrave të përcaktuar. Ky dokument, është shumë i rëndësishëm në proceset e shit-blerjes dhe qiradhënies së pasurive të patundshme, pasi tregon për kostot e mirëmbajtjes së objektit.
Aktualisht jemi në proces me Colliers për marrjen e certifikatës BREEAM, paketa lider në botë e bazuar në shkencë mbi sistemet e vlefshmërisë dhe certifikimit për një mjedis të qëndrueshëm.
Respektojmë natyrën duke sjellë standarde te larta në projektim dhe zbatim.
Lexo shkriminBëhu pjesë e listës së miqve të përzgjedhur dhe njoftohu i pari për mundësi fantastike investimi në projektet e Orion.