Tower Bridge 1

Projekti ambicioz i realizuar nga “ORION Construction”, Kompleksi Rezidencial "Tower Bridge - Ura që lidh kullat". Me një sipërfaqe ndërtimi prej 100 mijë metër katror, shumë pranë Malit të Dajtit dhe zonës më të pastër me ajër në kryqytet, kjo rezidencë banimi është një oportunitet i shkëlqyer jetese. 

Projekti paraqet për ne rëndësi të veçantë jo vetëm për volumin, por mbi të gjitha për standartet e larta të cilësisë që kemi ruajtur në  të gjithë proçesin e ndërtimit dhe në të gjitha shërbimet që janë ofruar për klientët tanë. 

Ky kujdes maksimal shprehet veçanërisht në konsulencën e kompanive projektuese italiane që kanë eskperiencë prej disa dekadash në projektimin dhe zbatimin e  projeketeve të tilla  të rëndësishme. Projektimi dhe supervizimi i objekteve tona realizohet nga një grup ekspertësh, profesionistë me traditë nga Toskana e Italisë. Furnitorët tanë, të përzgjedhur me shumë kujdes janë emrat më prestigjozë të biznesit të ndërtimit në perëndim.

Duke respektuar kërkesat e njeriut dhe të kohës, ne ju kemi dorëzuar klientëve tanë një standard të lartë jetese dhe një investim të sigurtë.

Vendndodhja

Po kërkoni për?

Arkitektët dhe studiot me të cilat punojmë
Mëso më shumë