Orion 3
Rezidenca “Orion 3”, faza e tretë e ndërtimit të objekteve rezidenciale në Rrugën e Kosovarëve.
E pozicionuar në një nga zonat më të bukura të Tiranës, pranë liqenit artificial dhe fare pranë pikave strategjike të qytetit, Orion 3 garanton standartin më të lartë të ndërtimit dhe cilësi të lartë jetese.
Rezidenca është e organizuar me 8 kate banim me apartamente të tipologjisë 1+1, 2+1 dhe 3+1, 2 kate njësi shërbimi dhe 2 kate parkim nëntokë.
Orion 3 përbëhet nga vetëm 24 apartamente të cilat përpos cilësisë së padiskutueshëme në ndërtim do të ofrojnë gjithashtu maksimumin e dritës natyrale përmes vetratave në lartësinë e katit të cilat vijnë në formën e ballkoneve ose verandave. Godina ka gjithashtu një përshkallëzim në katet e larta të cilat I japin akoma më shumë ajër dhe dritë apartamenteve.