Tower Bridge 3

Rezidenca e RE Tower Bridge 3 është pjesa më e rëndësishme e projektit Tower Bridge të kompanisë Orion, projekt i cili deri më tani është konkretizuar me ndërtimin e dy fazave të para Tower Bridge 1 & 2. Tower Bridge 3 është konceptuar si një rezidencë që i jep vëmendje të veçantë diellëzimit dhe ajrosjes natyrale dhe vendos një raport të shkëlqyer ndërmjet ndërtesës, gjelbërimit dhe hapësirave publike.

Projekti mishëron lidhjen e fortë të ndërtimit me natyrën, nëpërmjet realizimit të parqeve, planeve publike dhe kopshteve me kolona. 

Arkitektura "e gjelbërt" është pjesë esenciale e projektit që do të bëjë të mundur përdorimin e teknologjive të avancuara për rritjen e kursimit energjitik për të gjithë apartamentet dhe njësite tregtare. 

Projekti ka si qëllim final sistemimin dhe ringjalljen e të gjithë zonës ku po ndërtohet, duke përmirësuar cilësinë e jetës sociale nëpërmjet zonave të gjelbra rekreative, infrastruktures dhe ofrimit të një game të gjërë shërbimesh.

Vendndodhja
Arkitektët dhe studiot me të cilat punojmë
Mëso më shumë