Filozofia e punës

Intuita dhe vendosmëria e lartë udhëheqin punën tonë drejt inovacionit, drejt produkteve të fjalës së fundit me teknologji të avancuar dhe arkitekture  moderne. Rritja e vazhdueshme shoqëron kompaninë tonë në zgjerimin e biznesit duke u specializuar gjithnjë e më tepër në realizimin e ndërtesave cilësore. Kompania jonë është inovatore edhe në ndërtimin e një team-i profesionistësh të motivuar nga misioni ynë, nga vizioni dhe vlerat e përbashkëta. Kultura dhe fryma e punës brënda kompanisë bën të mundur identifikimin tonë në tregun shqipëtar si një kompani e orientuar fortësisht ndaj klientit duke i ofruar atij një cilësi unike dhe shërbim 360°.

Filozofia jonë është të bëjmë diferencën nëpërmjet cilësisë totale: në përzgjedhjen e lëndeve të para, në marrëdhëniet me partnerët më prestigjiozë të huaj dhe të vendit, në projekte ambicioze dhe moderne, në raporte të sinqerta me klientët, në respektin ndaj punonjësve tanë dhe komunitetit që na rrethon. Produktet cilësore, know-how i specializuar dhe përvoja e fituar ndër vite e bejnë këtë kompani  të renditet ndër kompanitë më cilësore të vendit duke ofruar standarte të larta jetese dhe zgjidhje të personalizuara ekonomike.

Puna jonë bazohet tek perkushtimi ndaj klientit dhe këshillimi hap pas hapi drejt zgjedhjes ideale për investimin më të rëndësishëm të jetës, blerjen e shtëpisë. Në shërbimin ndaj klientit ne ofrojmë marrëdhënie humane dhe miqësore të bazuara tek besimi reciprok. Dëgjojmë me vëmëndje nevojat dhe dëshirat dhe propozojmë një gamë të larmishme zgjedhjesh. Në punën tonë vendosim në qëndër të vëmëndjes njeriun dhe më pas ambjentet e banimit. Klienti tek ne mund të ulet dhe të flasë për veten, për nevojat dhe dëshirat e tij, përpara se të gjëndet i përfshirë nga sistemet komplekse të negocimeve dhe firmosjes së kontratës. Klienti duhet të shprehë lirshëm ekzigjencat dhe dëshirat e tij, ky është mesazhi që stafi i punonjësve përcjell çdo ditë.

Në këtë mënyrë ne krijojmë një sistem të përkryer këshillimi për  realizimin e ëndrrës më të madhe, blerjen e shtëpisë!

Arkitektët dhe studiot me të cilat punojmë
Mëso më shumë