Historiku

Orion Construction operon në sektorin e ndërtimit prej 15 vitesh. Kompania i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi dhe qëndra biznesi sipas modeleve dhe standarteve europiane. Implementimi i inovacioneve të fundit në projektim dhe zbatimi i teknologjisë më të lartë garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe për të ardhmen.

Fillimet e Orion Construction datojnë në vitin 2001 me pjesëmarrjen në aksionet e një kompanie me historik dhe eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit. Orion Construction në rrugën drejt rritjes, ka ndërtuar një urë bashkëpunimi të ngushtë me perëndimin, veçanërisht me Italine një vend unik përsa i përket arkitekturës dhe ndërtimit.Projektet tona supervizohen në çdo hap nga partnerët italianë të cilët prej vitesh kryesojnë klasifikimet e ndërtuesve më të mirë në Toscana të Italisë.

Ndërtimi sipas standarteve europiane dëshmon se kompania jonë ka zgjedhur rrugën më të mirë për ti ofruar klientëve tanë rezidenca banime dhe qendra biznesi bashkëkohore dhe tejet cilësore.

Sot, pas 15 viteve eksperiencë Orion Construction njihet në treg si Lider në Cilësinë e Ndërtimit dhe prova më e mirë për të konfirmuar këtë, janë të projektet tona në proçes dhe ato të përfunduara.

Vizioni ynë është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore në panoramën urbanistike shqiptare, ku përmes cilësisë dhe seriozitetit kompania sjell në treg një produkt unik në llojin e tij.

Arkitektët dhe studiot me të cilat punojmë
Mëso më shumë