'Shitja dhe negociatat' me Bruno Augustoni
Ekspertët thonë se të paturit klientë të lumtur, është strategjia më e mirë e biznesit. Në kuadër të këtij qëllimi shërbejnë edhe trajnimet e vazhdueshme për ekipin tonë. Një nga këta ishte “Shitja dhe negociatat” me trajnerin e mirënjohur ndërkombëtar Bruno Augustoni, trajnim i mundësuar nga @netëorktribe .
Nga gjuha e trupit, marrëdhënia me klientit, pikat e forta dhe të dobëta te ndryshimet që mund të zbatohen, trajnime të tilla janë një vlerë e shtuar për ekipin tonë i cili ka si mision të përmirësohet vit pas viti.
Ky është një program i dedikuar me fokus kryesor marrëdhënien me klientin dhe komunikimin me të.
Orion ka në filozofinë e tij investimin te stafi dhe te shërbimi i klientit, prandaj trajnimet e vazhdueshme janë pjesë e zhvillimit profesional dhe personal.