
Festojmë 1 Qershorin në Çerdhen nr. 48
Orion festoi 1 Qershorin me fëmijët e çerdhes 48 Tiranë, ku kemi rinovuar tërësisht hapësirat rekreative!
Në kuadër të përgjegjësisë sociale, këtë vit Orion përzgjodhi të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë të jetës së fëmijëve, në zonën ku po investojmë aktualisht.
Fëmijët meritojnë më të mirën dhe ne jemi kujdesur që këta fëmijë të kalojnë sa më bukur kohën në kopshtin e jashtëm. Këndi i ri i lojërave është inaguruar me një festë magjike nga Class Events.