
Dhurojmë 2,500 lule Oleandra për Tiranën
Në kuadër të kujdesit që tregojmë ndaj komunitetit dhe bashkëpunimit me institucionet lokale, Orion dhuroi 2,500 lule Oleandra për Tiranën.
Lulet u mbollën në zonat trafikndarëse në segmentet Farmacia 10 - Rruga Ura dhe Farmacia 10 - Brryli, të cilat janë rrugët kryesore për t’u lidhur me Rezidencën Tower Bridge 3.
Natyra është zgjedhja jonë për çdo projekt dhe këtë herë kujdesemi të përmirësojmë cilësinë e jetës për të gjithë zonën.