1 Qershori në Çerdhen nr 48

Orion feston 1 Qershorin me fëmijët e çerdhes 48 Tiranë, ku ka rinovuar tërësisht hapësirat rekreative! Në kuadër të përgjegjësisë sociale, këtë vit Orion ka përzgjedhur të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë të jetës së fëmijëve, në zonën ku po investon aktualisht. 
Fëmijët meritojnë më të mirën dhe Orion është kujdesur që këta fëmijë të kalojnë sa më bukur kohën në kopshtin e jashtëm. Këndi i ri i lojërave është inaguruar me një festë magjike që mund ta bëjë vetëm Class Events. Në festë ishin pjesëmarrës dhe fëmijë e prindër të zonës, të cilët janë argëtuar në tingujt e hareshëm të programit të fëmijëve, animatoreve dhe lojërave të organizuara.

Partnerët tanë

Previous Next