Open House - Dinamo 2

Ne date 04.06.09, Orion Konstruksion ne bashkepunim me “Century 21 the Point”, organizuan per here te pare ne Shqiperi aktivitetin “Shtepia e Hapur".

Ky aktivitet u konceptua si nje shtepi e hapur per te gjithe ata qe interesoheshin te blinin nje apartament apo per te gjithe ata qe donin te vizitonin nje nga objektet “model” ne Tirane per tu njohur me nga afer me vizionin tone si dhe me propozimet me te fundit te industrise se ndertimit ne Shqiperi.

Bashkepunetoret tane, agjentet e “Century 21 the Point” profesioniste te fushes, dhane informacion te detajuar mbi te gjitha detajet teknike dhe sherbimet qe ofron rezidenca e banimit per te gjithe vizitoret. Agjentet e shitjes shoqeruan klientet ne te gjitha katet e banimit ku kishte ambjente te listuara per shitje, duke pajisur me informacion perkates cdo Klient. Gjate oreve te pasdites, u organizuar dhe nje kokteil qe mikpriti te gjithe te ftuarit ne kete event.

Ne fjalimin ceremonial, Drejtuesja e “Century 21 the Point “ nenvizoi ” Ju urojme mirseardhjen ne nje nga rezidencat me te shkelqyera te kryeqytetit, cka vertetohet ne te gjitha detajet; pozicioni gjeografik tejet I favorshem per nje jete cilesore, avantazhet e teknologjise me te avancuar te aplikuar, apo shume detaje te tjera qe fillojne nga ky kopesht i gjelberur, e vazhdoje me qindra elemente te tjere te elegances, qe e bejne kete objekt unikal ne Kryeqytet. Jam e sigurte qe te gjithe do te donim te jetonim ketu”.

Aktiviteti, i pari per nga lloji ne Shqiperi, solli nje risi ne tregun vendas, i cili konfirmon dhe njehere Orion Construcion si lider te industrise se ndertimit.

Partnerët tanë

Previous Next